Telegrafi

Veseli: Kuvendi mori një vendim të rëndësishëm për dialogun

Pas votimit të projekt-rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është i lumtur që deputetët i thanë “po” rezolutës.

Veseli para gazetarëve ka thënë se vendimi i sotshëm i Kuvendit për delegacionin shtetëror do të thotë po sovranitetit, po integritetit territorial të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur sot për këtë vendim dhe për faktin se që nga maji i këtij viti jam përpjekur shumë që të arrit ky konsensus. I themi po dialogut i cilit do të ndal agresionin e tij diplomatik”.

Lexo po ashtu Thaçi përshëndet votimin e Rezolutës që e bën Limajn e Ahmetin kryenegociatorë

“Pas një vendimi shumë pozitiv që e kemi pasur ditën e djeshme, një vendimi historik për Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim që ka rëndësi për ruajtjen e sovranitet dhe integritetit tonë dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.

Lexo po ashtu Këta janë emrat e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë

Ndër të tjera ai Veseli tha se Kosova ka respektuar çdo marrëveshje me Serbinë, por është kjo e fundit që nuk po i përmbahet marrëveshjeve.

“I ka ardhur koha fundit këtyre konflikteve të brendshme pasi ne kemi përballje vetëm me Serbinë. Ne shkojmë në dialog me mandat shumë të qartë. Në do të respektojmë çdo marrëveshje që është vendos në Bruksel. Serbia është ajo që nuk po i mban. Serbia duhet të mendoj më shumë për qytetarë serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe mos të ju përdorë. Ne nuk do të lejojmë asnjë shtet për asnjë provokim që i cenon qytetarët e Kosovës duke përfshi dhe qytetarët serb. Komunitetet që jetojnë në Kosovë duhet të kenë progres”, ka deklaruar Veseli, raporton Telegrafi.