Site icon Telegrafi

Veseli kujton dëshmorët dhe martirët e Abrisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Abrisë, duke u zotuar se shteti i pavarur e sovran i Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të lirisë.

Veseli në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, tha se Abria është monument i kujtesës dhe i lirisë.

“Më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi familjen Deliu të Abrisë. Nuk u kursyen as foshnjat, as gratë dhe as të moshuarit. Tronditja ishte e madhe, por edhe më e madhe ishte vendosmëria e populli tonë për të qëndruar i pathyer në rrugën e lirisë. Abria, Drenica, e gjithë Kosova nuk u thyen. E mposhtën barbarinë më të madhe të fund shekullit XX. Sot, 20 vjet pas, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e Abrisë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje çmimin e lirisë, por edhe për t’u zotuar se shteti i pavarur e sovran i Kosovës do të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë sonë. Abria është monument i kujtesës sonë. Është monument i lirisë sonë. Është zotim i shtetit tonë sovran. Zotim se ky vend kurrë më nuk do të cenohet në lirinë dhe sigurinë e tij”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version