Kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur krenar me filmin “SHOK”.
Ai ka thënë se emri i Kosovës do të gjendet në piedestalin më të lartë të artit dhe kinematografisë botërore.
“Sonte është një mbrëmje e veçantë për Kosovën. Emri i vendit tonë do të gjendet në piedestalin më të lartë të artit dhe kinematografisë botërore, në mbrëmjen e çmimeve “Oscars” në Los Angeles”.