Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar ka theksuar se Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se është pritur ky vlerësim.
“Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën evropiane duhet të vazhdojë edhe më tutje. Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/