Site icon Telegrafi

Veseli para Speciales: Jam tërësisht i pafajshëm

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në seancën e parë gjyqësore të tij në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka thënë se është tërësisht i pafajshëm për akuzat e që e rëndojnë.

Në pyetjen e gjyqtarit në lidhje me 10 aktakuzat me të cilët Veseli ngarkohet, njëjtë sikur ish- presidenti Thaci dhe ish- kryeparlamentari Krasniqi, Veseli u deklarua shkurt se është i pafajshëm.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Veseli akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. /Telegrafi/

Exit mobile version