Veseli dhe Tea vazhdojnë të kuptohen mes shikimesh e buzëqeshjesh. Pas mbarimit të “Hapyy Hour” në “Big Brother Albania 8”, ata shkojnë në dhomën e gjumit. Veseli i afrohet ta përqafojë, por ajo largohet.
Për Veselin nuk ishte kjo përgjigjja e marrë pak orë më parë në oborrin e shtëpisë teksa kërcenin. Ai lodhet nga sjellja e Teas.
Në dhomën e gjumit tashmë është ai dhe Fabiani. Tea del dhe hyn sërish në dhomë dhe shtrihet pranë Fabianit. Ajo hyn në bisedë mes tyre dhe Veseli ende i acaruar nga sjellja saj, i kërkon që të mos flasë më me të. Tea nuk kupton asgjë. “ Unë dhe ti i kemi ndarë muhabetet. Unë me ty fitoren më të madhe e kam arrit kur më ke thënë që ndihesh shumë e qetë. Jam super i sqaruar me ty dhe nuk kam ndërmend të flas më. Nëse unë kuptoj që do bëj diçka të keqe, më para largohem sesa të bëj diçka të tillë. Raporti me mua tani e ke banor” sqaron Veseli.
Tea e dëgjon dhe nuk kupton asgjë. Veseli i thotë se ajo asnjëherë nuk ka kuptuar asgjë. Tea mërzitet nga sjellja e tij. Tea në shtëpinë më të madhe në Shqipëri ka krijuar një raport shumë të ngushtë me një jastëk të vogël që ajo e quan “I dashuri”. Veseli i ka vendosur në të çdo dedikim që i ka bërë dhe sot i shtoi edhe disa petale trëndafili. Tea nuk i ka refuzuar, ndërsa sot nga debati me Veselin ajo i hedh disa prej tyre në shtrat e të tjerat në tokë.
Veseli ofendohet dhe acarohet nga gjesti i saj. Atij nuk i besohet që ajo hedh në tokë dedikimet e tij pas gjestit të fundit. “Hodhe fjalët e mija në tokë. Ti kurrë nuk kishe pranuar një gjë timen dhe për herë të parë që e pranove, po e hedh në tokë. Pse erdhe brenda kur unë të thash mos u kthe, e pse kjo sjellje tani. Turp të të vijë që i hodhe në tokë” shfrynë Veseli.
Tea mundohet të mbrohet dhe i shpjegon se ajo nuk u fut në shtëpi për Veseli, por thjesht e pa në tualet dhe u kthye ti flas, gjë që të dy e dinë që nuk është e vërtetë. Ai nuk e pranon justifikimin e saj. “ Nëse kam ardhur deri në këtë gjendje e di se përse e kam bërë, por fjalët e mija mos me i gjuajt përtokë. Ti i gjuan në tokë kur e di se çfarë do të thonë. Ti nuk mu përgjigje kur të pyeta përse erdhe brenda dhe tash përdhos fjalët e mia” përfundon Veseli.
Tea nuk reagon. Ai i kërkon cigare Fabianit dhe thotë fjalët e fundit: “Kur janë të gjithë lojtarë dhe ti heq një prej lojës dhe ia thua në fytyrë se sa e vlerëson çohet t’i përdhos fjalët , t’i hedh në dhe. Kjo është femra që kam vlerësuar më shumë këtu dhe ja çfarë bën, marre i qoftë”.