Tea dhe Veseli veç famës që u dha spektakli “Big Brother Albania”, ku ishin banorë, po shijojnë edhe dashurinë e njëri-tjetrit.
Çifti si duket po jeton ditët më të bukura së bashku dhe thashethemeve se ata janë bërë bashkë vetëm për spektakle dhe evente, kanë vendosur t’u kundërpërgjigjen me disa dedikime, transmeton Telegrafi.
Veseli ka publikuar një pjesë të ‘coverit’ të këngës “Love me” të këngëtares Elvana Gjata, të cilën e ka realizuar së bashku me banorin tjetër të “BBA”, Viganin.
Këtë këngë ai ia ka dedikuar të dashurës së tij Teas, e cila ka zgjedhur të publikojë një fotografi ku shihet duke u puthur me Veselin.
“Ja çifti i rasteve dhe eventeve”, ka shkruar Tea, e cila gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother” kishte filluar një lidhje me banorin tjetër, Fisnikun, por që zgjati shumë pak ditë. /Telegrafi/