Djaloshi nga Kosova, Veseli, ka arritur që ta fitojë edicionin e tetë të reality shou, Big Brother Albania.
Ishte ky një rrugëtim 100 ditësh i Veselit, i cili pos romancave dhe të mirave, u ballafaqua edhe me sfida të shumta.
Pasi i rrëzoi nga loja katër konkurentë, ishte Alba ajo që mbeti me të në fund si finaliste e vetme e mbetur.
Dhe votat e publikut e dhanë fituesin në spektaklin që shumë herë u konstestua. Kësaj radhe megjithatë nuk kishte dyshime, sepse Veseli kishte përkrahjen më të madhe dhe ishte favorit për ta fituar garën.
Ai me vete merr një çmim prej 100 milionë lekësh, i cili do t’i ndahet pasi të dalë nga shtëpia.
Veseli është një djalosh nga Prizreni i cili arriti që gjatë gjithë periudhës sa ishte në Big Brother Albania 8 të shfaqë karakter dhe të reflektojë mashkullin tipik kosovar. /Telegrafi/