Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka uruar Majlinda Kelmendin për triumfin historik në ‘Rio 2016’.
“Majlinda Kelmendi bëri historinë. Ajo sonte në mënyrë brilante, siguroi medaljen e parë olimpike për Republikën e Kosovës”.
“Majlinda rrëmbeu emocionet tona duke dhënë dëshmi se ajo me të rinjtë tanë dhe përkushtimin e trajnerëve dhe institucioneve, mund të regjistrojnë suksese që gjenerata të tëra i ëndërruan.
“Fitove për ne – faleminderit kampione! Tani fito për vete dhe për ne!”, shkruan në postimin e Veselit në Facebook. /Telegrafi/