Site icon Telegrafi

Veseli e quan akt barbar sulmin ndaj Arbana Xharrës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar sulmin ndaj ish-gazetares tashmë anëtares së partisë së tij, Arbana Xharrës.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se sulmi ndaj Xharrës është akt barbar dhe i patolerueshëm, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Veselit:

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.

Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.

Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.

Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version