Mbrojtësi i Empolit, Frederik Veseli, është treguar i matur pas fitores 3-2 ndaj Atalantas.
Shqiptari edhe pse ishte një nga më të mirët në fushë nuk u tregua entuziazëm pas ndeshjes, ai shpreson që skuadra të vazhdojë me rezultatet të mira edhe në xhirot e ardhshme.
“Kemi një objektiv për të arritur, jemi duke punuar maksimalisht për të sjellë në shtëpi rezultate. Sot ia kemi arritur në sekondat e fundit dhe kemi treguar karakter të rëndësishëm”.
“Atalanta duke nervoze në pjesën e dytë? I jemi qasur ndeshjes në mënyrë të mirë, nuk jemi ekspozuar shumë pas 0-2. Jemi përpjekur të bëjmë lojën tonë dhe kemi shënuar golin e tretë, e merituam”.
“Formacioni i ri 3-5-2? Cili do qoftë formacioni ne duhet të bëjmë mirë, duhet të përpiqemi të fusim në fushë idetë e trajnerit. Jemi këtu për të ndjekur udhëzimet e tij, këtë herë formacioni na ka dhënë përparësi”.
“Ishim të vetëdijshëm që ishte një ndeshje e rëndësishme, por nuk shikojmë shumë klasifikimin”.
“Ne duam të qëndrojmë të përqendruar në mënyrë që të marrim sa më shumë pikë në xhirot e ardhshme”, ka thënë Veseli raporton Empolichannel.it.
Empoli pas 13 javës në Serie A renditet në vendin e 17-të me 12 pikë, ndërsa në ndeshjen tjetër luajnë kundër Spalit.
Vlen të theksohet për Atalantan nga minuta e parë luajtën dyshja shqiptare, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. /Telegrafi/