Telegrafi

Veseli e Haradinaj te Pal Lekaj për Pashkët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishter për festën e Pashkëve.

Haradinaj, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kanë zgjedhur që festën e Pashkëve, ta kremtojnë në familjen e ministrit, Pal Lekaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shqiptarët shekuj me radhë kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve.

Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj.

Poashtu, edhe ministri i Infrastrukturës ka shkruar për vizitën e Haradinajt e Veselit tek shtëpia e tij.

“Festat kanë hijeshi edhe më shumë kur je i rrethuar me miq. Faleminderit për respektin kryeparlamentar Kadri Veseli dhe kryeministër Ramush Haradinaj! Për shumë mote Pashkët”, ka shkruar Lekaj në Facebook./Telegrafi/