Site icon Telegrafi

Veseli: Dielli do të lind përsëri, triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se edhe beteja me Gjykatën Speciale do të jetë triumfuese për Kosovën, duke shprehur kështu përkrahjen e tij ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë, e pastër e triumfuese.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Lexo po ashtu Thaçi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

Mbrëmë pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi tha se është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Kujtojmë se më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë. /Telegrafi/

Exit mobile version