Fituesi i edicionit të 8-të të BB, Vesel Kurtishaj tashmë është duke shijuar famën që i dha ky format, bashkë me 50 milionë lekët.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, 24-vjecari nga Kosova ka shprehur pëlqimin edhe për Tean, njërën prej vajzave më flirtuese brenda shtëpisë.
Megjithatë, duket se edhe ajo ka një pëlqim për Veselin, të cilin e shprehu edhe në mbrëmjen Post Big Brother.
Të rinjtë janë takuar gjatë kësaj jave, por Veseli, pse jo, do të donte të kalonte edhe ca ditë pushime me Tean.
“Pushimet gjithmonë i kam kaluar me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe Tea është një prej njerëzve pranë së cilës unë ndihem mirë. Nëse ajo do pranonte, po”, ka thënë Veseli.