Sot në Prishtinë janë vendosur posterë për Shën Valentinin, ndërsa në ato posterë janë Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.
Në njoftimin për media thuhet prapa pjesës së munguar të posterit fshihet dikush i dashur për këta dy politikanë.
“Siç e keni vërejtur nëpër Prishtinë janë vendosur posterë me paralajmërimin për Shën Valentin. Prapa pjesës së munguar të posterit fshihet dikush i dashur për këta dy politikanë. Një dashuri e përbashkët me të cilën ‘kanë flirtuar’ së fundmi. Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”, thuhet në email .