Vesel Kurtishaj thotë se ai do të ishte i interesuar të shkojë në pushime verore me Tean, pasi ai ndihet mirë pranë saj.
Fituesi i edicionit të 8-të të BB është i gatshëm ta vazhdojë raportin e tij me Tean edhe jashtë spektaklit.
Sa ishte pjesë e shtëpisë, 24-vjecari nga Kosova kishte shprehur pëlqimin edhe për Tean, njërën prej vajzave më flirtuese brenda shtëpisë. Dhe ky pëlqim duket se nuk ka qenë vetëm para kamerave, por po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë një interviste të fundit për revistën Paloma, Veseli thotë se do të dëshironte të kalonte edhe ca ditë pushime me Tean.
“Pushimet gjithmonë i kam kaluar me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe Tea është një prej njerëzve pranë së cilës unë ndihem mirë. Nëse ajo do pranonte, po!”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/