Site icon Telegrafi

Veseli: Deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli tha se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm.

“Jemi në rrugë të mirë që të jemi unik të jemi në seancën për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Veseli, duke shtuar se sot kanë pasur një takim të mirë, ku të pranishëm kanë qenë edhe spektri opozitarë.

Veseli tha ajo çfarë duan është që çështja e demarkacionit të përfundojë deri të mërkurën.

“S’ka patriotizëm më të madh se me konsensus të plotë me votu marrëveshjen për Demarkacionin… T’i japim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik ma tepër sesa deklaratave shterpe mes veti për patriotizëm formal… Tërë jemi patriotë, e duam Kosovën “, u shpreh ai.

Sipas tij, spektri politik kosovarë në momente më të rënda dinë të sillet më së miri. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version