Site icon Telegrafi

Veseli: Demarkacioni është çështje shtetërore, jo partiake

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Kadri tha të martën se çështja e Demarkacionit nuk është çështje partiake, as e pozitës dhe as e opozitës, por është çështje shtetërore.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me vonesat në çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin por vonohet perspektiva e qytetarëve.

“Çështja e shënimit të kufirit nuk është çështje partiake, as pozitë dhe opozitë, po çështje shtetërore. Jemi duke e vonuar perspektivën e qytetarëve…”, tha Veseli.

“E di se ka emocione në këtë çështje por ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të kemi vendimmarrje politike, shtetërore”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version