Site icon Telegrafi

Veseli: Askush nuk mund ta shantazhojë qenësinë e shtetit

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryesia e Kuvendit për nesër ka vendosur për seancë të jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës pakon e ligjeve për agjendën evropiane.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Veseli  ka folur në lidhje me kërcënimet e Listës Serbe duke thënë se dikush tenton ta shantazhojë qenësinë e vendit nuk i intereson karrigeje.

“Sa i përket koalicionit, ky vend e ka një sovran, nëse dikush tenton me shantazhu qenësinë e vendit, karrigeje nuk na intereson asnjë moment. Nuk ka kushtëzime dhe nuk pranojnë asnjë shantazhim e sidomos nga Lista Serbe. Ne si partnerë jemi të interesuar ta çojmë deri në 2021, askush nuk mund ta shantazhojë askënd, as PDK e as kryeministrin. Ideja është me vazhduar deri vitin 2021”, tha ai.

Veseli tutje është shprehur se do vazhdojë turin e tij në kuadër të lobimit për liberalizimin e vizave, pasi që nesër do të udhëtojë për në Finlandë dhe më pas për në Belgjikë me qëllim që ta largojë skepticizmin që e kanë disa vende për lëvizjen e lirë të kosovarëve në Schengen. /Telegrafi/

Exit mobile version