Telegrafi

Vesel Kurtishaj si “maniak”, po i shkon prapa kësaj këngëtareje (Foto)

Modeli i njohur Vesel Kurtishaj, njëherit edhe ish-banori i shtëpisë së “Big Brother”, së fundmi ndodhet në Antalya të Turqisë, bashkë me ekipin e RTV 21, si dhe shumë këngëtarë të tjerë, të cilët po xhirojnë programin festiv “Op Labi party”.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale kemi kuptuar se ekipi po kalojnë mjaft mirë së bashku, ndonëse moti atje nuk edhe aq i nxehtë për të shijuar detin.

Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me estradën? Në mes të këtij të ftohti 'ia mësyjnë" Antalyias në Turqi! (Foto)

Megjithatë përmes fotografive të publikuara, kemi parë se gjatë xhirimeve ka pasur edhe ‘ngacmime’ aty këtu mes personazheve.

Ka qenë këngëtarja Zaimina Vasjari e cila ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shihet teksa përndiqet nga modeli Veseli.

Zaimina në mbishkrimin e fotos e ka cilësuar Kurtishajn si “maniak”, i cili nuk po e lë rehat, por vazhdimisht po i shkon pas. /Telegrafi/

Modeli Vesel Kurtishaj i shkon prapa Zaiminë si “maniak”. Foto nga Instagram Story.