Modeli i njohur Vesel Kurtishaj, njëherit edhe ish-banori i shtëpisë së “Big Brother”, së fundmi ndodhet në Antalya të Turqisë, bashkë me ekipin e RTV 21, si dhe shumë këngëtarë të tjerë, të cilët po xhirojnë programin festiv “Op Labi party”.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale kemi kuptuar se ekipi po kalojnë mjaft mirë së bashku, ndonëse moti atje nuk edhe aq i nxehtë për të shijuar detin.
Megjithatë përmes fotografive të publikuara, kemi parë se gjatë xhirimeve ka pasur edhe ‘ngacmime’ aty këtu mes personazheve.
Ka qenë këngëtarja Zaimina Vasjari e cila ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shihet teksa përndiqet nga modeli Veseli.
Zaimina në mbishkrimin e fotos e ka cilësuar Kurtishajn si “maniak”, i cili nuk po e lë rehat, por vazhdimisht po i shkon pas. /Telegrafi/