Site icon Telegrafi

Vesa Vllasaliu thotë se një polic i ka shkruar privatisht dhe ka flirtuar me të pasi i kanë ndihmuar me një çështje

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Modelja dhe influencuesja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Shok Podcast”.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, me fokus të veçantë eksperiencën e saj të fundit në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje të pazakontë nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti nëse kishte pasur ndonjë rast kur pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë flirtuar me të.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Dhe bukuroshja befasoi me përgjigjen, teksa tregoi se ka pasur një rast kur një polic i kishte shkruar privatisht, pasi i kishte ndihmuar me një çështje.

“Më ka rastisur që ta thërras shpesh policinë së fundmi për shkak të fqinjit që ma ka zënë parkingun. Edhe e kam thirr policinë, dhe njëri prej tyre më ka shkruar pastaj më vonë duke më pyetur ‘A po e parkon sërish fqinji veturën’”, tregoi Vesa.

Tutje, Vllasaliu tha se ka pasur raste që Njësia Speciale e kanë ngacmuar me drita gjatë vozitjes, duke bërë që ajo të ndalojë për të pyetur se çfarë ka.

Vesa ka qenë shumë e përfolur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku kishte rrëfyer historinë e ndarjes nga ish-i fejuari i saj, futbollisti i njohur Mërgim Berisha – ku e kishte akuzuar për tradhti bashkë me shoqen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version