Site icon Telegrafi

Vesa Vllasaliu: Pas daljes nga Big Brother kam marrë shumë mesazhe kërcënuese

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë shumë e komentuar në media për aq kohë sa ishte brenda.

Ajo u përfol pas deklaratave tronditëse që bëri për ish-të fejuarin, futbollistin Mërgim Berisha, ku edhe përfshiu persona të tjerë.

Bukuroshja nga Gjilani ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Talk” me Mbresa Hajrullahun, me të cilën ka biseduar për periudhën pas daljes nga ky format.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se ka marrë shumë mesazhe kërcënuese nga profile të rreme nëpër rrjete sociale.

Lexo po ashtu Pyetet nëse e ka parë intervistën e shoqes së ngushtë që ia mori burrin, Vesa Vllasaliu: As që do ta shikoj

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese, nuk kam dalë fare, kam qëndruar në Stamboll. Kanë qenë shumë fjalë të rënda që i kam lajmëruar në polici”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa në BBVK dha detaje të reja në lidhje me historinë e saj me ish-partnerin dhe për atë se si shoqja e ngushtë ia mori atë.

Vllasaliu në këtë mes përfshiu edhe të vëllanë e Mërgimit, për të cilin tha se e ka tradhtuar gruan dhe se i ka shkruar asaj. /Telegrafi/

Exit mobile version