Site icon Telegrafi

Vesa Smolica vjen në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula në këngën e saj të re

Foto: Intagram

Këngëtarja Vesa Smolica, ka tash e sa kohë që është në përgatitje të një projekti muzikor.

Kjo këngë e cila është në përgatitje e sipër, ka tashmë një bashkëpunëtor të ri dhe shumë të veçantë, e ai është kitaristi i njohur Faton Macula.

Ky i fundit publikoi në InstaStory një fotografi nga incizimet në studio, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Kjo këngë do të jetë një çmenudri”.

Foto: Faton Macula/InstaStory

Telegrafi ka mësuar se ky është bashkëpunimi i parë i kitaristit që jeton dhe vepron në New York, me një këngëtare shqiptare.

Dhe ai ka bërë këtë përzgjedhje pasi ka parë tematikën e veçantë që trajton kënga, e frymëzsuar nga një histori e vërtetë.

Bashkëpunimi ende i pa titull pritet të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version