Artistja shqiptare, Vesa Smolica, njihet për veçantinë që ka në projektet e ndryshme muzikore.
Ajo së fundmi ka rezultuar të jetë aktive sa i përket prurjeve të reja, e po ashtu edhe për postimet nga përditshmëria.
Kështu në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur mijëra fansat e saj.
E veshur me një fustan të bardhë, flokët e lakuara ajo ka vendosur t’i lë të lira mbi supe, kurse për makijazh ka zgjedhur ngjyra shkëlqyese.
Theksojmë se para disa ditësh ajo solli në treg këngën “Kaj” që u pëlqye në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së saj.
Po ashtu, vlen të përmendet se në klipin e projektit ajo është përkujdesur në secilin paraqitje skenike, ku dukej mahnitëse. /Telegrafi/