Vesa Smolica pas disa paralajmërimeve për projektin e saj më të ri, publikoi këngën me titullin “N’shpirt”, që vjen në bashkëpunim me kitaristin e njohur, Faton Macula, i cili jeton e vepron në New York.
Melodinë dhe tekstin e punoi vet këngëtarja, e cila u bazua në ngjarjen e vërtetë të një ish-çifti për një histori dashurie të pamundur, për të cilën i shkruanin këngëtares në rrjetet sociale.
Ndërkaq, producenti i këngës është Gëzim Lazri, e me videoklip nga Enis Nishori dhe me paraqitje unike nga dizajneri Egzon Kazagiqi dhe grimeri Arber Bytyqi.
Këngëtarja ka bërë të ditur se ideja e parë e klipit me video amatore të atyre që donin të ishin pjese e klipit u hodh poshtë për shkak se u përdor jashtë mase nga artistë të tjerë. Në këtë mënyrë ka vendosur që vetëm disa nga ato video amatore në shenje respekti t’i bëjë pjesë të idesë së re të klipit “N’shpirt”.
“Mbret i tradhtisë” ishte projekti paraprak i Vesës që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/