Telegrafi

Vesa Smolica publikon këngën e re “Njësoj”, vjen me paraqitje të mrekullueshme në klip

Vesa Smolica (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Vesa Smolica, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Njësoj” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet artistja shqiptare, gjersa për producimin është kujdesur Mixey.

Vesa Smolica (Foto: YouTube)

Bukuroshja nga Gjakova vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, duke marrë vëmendje me disa prej dukjeve atraktive që ka shfaqur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga ndërkohë është e disponueshme edhe në kanalin zyrtar të Vesës në YouTube.

 

Pak pas lansimit, 30 vjeçarja mori reagime të shumta rreth këngës e po ashtu edhe për paraqitjen tërheqëse. /Telegrafi/