Telegrafi

Vesa Smolica publikon këngën e re ‘Asnjo si unë’ (Video)

Këngëtarja e njohur Vesa Smolica ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Asnjo si unë”, titullohet kënga e saj më e re, e cila është punuar nga Cekic, ndërsa vijën melodike dhe tekstin i ka realizuar vet këngëtarja.

Kënga është publikuar në YouTube me klip, për të cilin janë kujdesur produksioni ASHA.

Edhe kësaj here, vesa mahnit me performancën e saj në klip, duke u paraqitur mjaft atraktive dhe seksi. /Telegrafi/