Telegrafi

Vesa Smolica pozon ‘topless’ për ditëlindjen e 31-të

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, feston sot (e martë) ditëlindjen.

Ajo mbush plot 31 vite jetë, gjersa ka nisur karrierën në moshë të re duke sjell kështu një sërë projektesh të suksesshme.

Për përvjetorin e radhës, artistja ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm teksa pozon gjysmë e zhveshur në pjesën e sipërme.

Vesa Smolica (Foto: Instagram)

Biondja shfaqet në top formë në një palë geta rrjetë të zeza e me një kurorë të zezë në kokë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit, të cilët e kanë uruar me fjalë nga më të ndryshmet.

Vesa Smolica (Foto: Instagram)

Vesa në vitin 2006 ishte finaliste e spektaklit të famshëm, “Gjeniu i vogël 2”.

Smolica numëron disa këngë si: “N’shpirt”, “Njësoj”, “Kaj”, “Jena Na”, “Tjetra”, “Mbret i tradhtisë” etj. /Telegrafi/