Vesa Smolica po bën gati projektin më të ri të saj.
Këngëtarja atraktive po sjell këngën më të re me videoklip.
Titullin ajo e ka zbuluar vet në rrjetet sociale, dhe kënga titullohet “Tjetra”.
Ky projekt është punuar në muzikë nga K Master, ndërkaq për klipin ende nuk dihet ndonjë informatë.
“Jam me fat me cilët njerëz kam punuar projektin prej audios e deri te ana vizuale. Me zi po pres ju me ni e pa”, u shpreh Vesa.
Këngëtarja njihet jo vetëm për format atraktive trupore, por edhe për zërin fantastik.
Projekti më i fundit i saj ishte “Qielli i 7 që u prit mjaft mirë”. /Telegrafi/