Vesa Smolica është ndër këngëtaret më të talentuara dhe të dashura për audiencën e gjerë.
Përmes interpretimit të këngëve dhe paraqitjeve skenike, ajo ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, që e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë një imazh ku shihet me plot stil.
E veshur me një bluzë të bardhë që i theksonte gjoksin, Vesa ka marrë poza të ndryshme para kamerës.
Të gjithë kësaj paraqitje ajo i ka bashkangjitur edhe makijazh të rëndë, të realizuar nga Arbër Bytyqi.
Ndërkaq, “N’shpirt” titullohet projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula. /Telegrafi/