Ajo është njëra prej artisteve që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Dhe Vesa Smolica po vazhdon të jetë e angazhuar me muzikë, ndërsa është në përgatitje të videoklipit të ri.
Artistja, e cila ndiqet tejet shumë edhe në rrjetet sociale, së fundmi ka ndarë një pjesë të këngës së re.
Ajo vjen atraktive në këtë fragment të shkurtër të këngës, e cila njëherësh tregon se do prezantohet shumë shpejt para publikut.
“Kaj, së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Reagimet ndërkohë nuk munguan as nga fansat krahas postimit, të cilët mezi po presin për këtë prurje të biondes.
“N’shpirt” përndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Smolica, të cilën e solli muaj më parë me Faton Maculën. /Telegrafi/