Graciano Tagani dhe Julian Deda kanë biseduar së fundmi për raportin e Vesa Smolicës me Romeo Veshajn.
Balerini shqiptar tha se këngëtares i shkëlqenin sytë për prezantuesin, ndonëse ishin miq të mirë.
Për këtë u bë një reagim nga artistja, teksa thekson se Graciano tërë kohën ka folur për të keq si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
“Ky Graciano është shumë i obsesionuar me mua. Më kanë thënë që kur ishte jashtë veç për mua ka folur (për keq), njëjtë po bën edhe tani sa është aty brenda…”, u shpreh ajo.
E njëjta vazhdoi: “Po ec more përmirëso imazhin që e ke idh, me që hyre edhe një herë në Big e mos na bëj terr e terr na lërë rehat. Paskna qenë faktor i madh në lojën e Big-ut ende në gojë më kanë. Përvete nuk je askund as në jetë personale as publike”.
Vesa ndërkohë është larguar nga Big Brother disa javë më parë dhe tani ka nisur me projektet muzikore.
Ajo duket se po punon në këngën e re që do ta sjellë së shpejti në bashkëpunim em Ervin Gonxhin. /Telegrafi/