Vesa ka vazhduar rrëfimin e historisë së jetës së saj me futbollistin, Mërgim Berishën.
Mes lotësh, ajo ka zbuluar detaje të reja shokues nga marrëdhënia me ish të fejuarin e saj.
Në një moment gjatë rrëfimit, Vesa u ka treguar vajzave se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijë.
Tutje ajo gjithashtu ka bërë të ditur se për këtë gjë nuk ishin në dijeni as nëna e as babai i saj.
“”Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe mërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dijnë as nëna, as babi. Qaty e kam ditë, se kam patur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, në lidhje me tradhtinë që Vesa ka deklaruar se i bëri edhe mikesha e saj e ngushtë, Edona, e cila tani është e martuar me futbollistin, kjo e fundi në një intervitës i ka mohuar akuzat e banorës së BBVK.
Edona ka theksuar se me Vesën njihet, por që asnjëherë nuk kanë qenë shoqe të ngushta. /Telegrafi/