Vesa Vllasaliu ishte banorja e fundit e eliminuar nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo tashmë ka nisur të ambientohet dhe të iu rikthehet angazhimeve.
Vesa është bërë gjithashtu aktive në rrjetet sociale kur hyrja e saj në BBVK ka ndikuar në rritjen e ndjekësve dhe vetëm në Instagram ajo tashmë numëron mbi 135 mijë të tillë.
Dhe së fundmi Vesa ka sjellur disa imazhe të reja, teksa duket tejet elegante e veshur në një fustan të gjatë të zi.
Teksa ajo shkëlqeu me paraqitjen atraktive, të shumta ishin komentet e admiruesve të saj.
Ndryshe, kujtojmë që Vesa me një postim të gjatë kishte reaguar pas eliminimit nga gara për çmimin e madh të BBVK.
Mes tjerash ajo tha se me largimin e saj populli kishte zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin. /Telegrafi/