Vesa Luma dhe i fejuari i saj Big Basta do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.
Çifti ka bërë të gjitha përgatitjet e dasmës madje janë shpërndarë edhe ftesat e vendosura në shishe për të gjithë të ftuarit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka kohë deri në ceremoninë, e cila do të mbahet me 12 shtator në bregdetin shqiptar, Vesa ka filluar me festën që tani.
Sipas një fotografie të publikuar nga këngëtarja në llogarinë e saj në “Instagram” ajo do të festojë sipas zakoneve.
“Gati për me “kajt” sot”, ka shkruar Vesa përbri fotografisë ku ka treguar zbukurimin e thonjëve që e ka bërë për këtë rast.
Kujtojmë se artistët janë fejuar në vitin 2012 dhe jetojnë së bashku në Tiranë. /Telegrafi/