Site icon Telegrafi

Vesa në ethe para debutimit me “E diela me Vesën”

Vesa Luma është në ethe në prag të debutimit të saj me emisionin më të ri “E diela me Vesën”.

Këngëtarja dhe moderatorja kosovare nga kjo e diel do të fillojë emisionin e saj në Kohavizion dhe thotë se është e pushuar nga emocionet, madje më shumë se në prezantimet e saj të para.

“Jam plotë ethe, bilës me më shumë ethe se sa në prezantimet e mija të para, sepse me aq shumë dashuri e kemi bërë këtë skenë dhe këtë koncept, s’po preferoj ta zbuloj menjëherë se çfarë do të ketë për 14 javë”, thotë Vesa për Kosovapress.

“Është mysafiri special, i cili nuk vjen vetëm. Në emision do të jenë qifte, ta zëmë I pari mysafir I kësaj të diele është ministri Blerand Stavileci, I cili për herë të parë na vjen i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në një intervistë gati një orësh”, zbulon më tej ajo.

Në emision mysafirët do të zbulojnë e tregojnë për pjesë të ndryshme të jetës së tyre, duke ndërtuar një biografi dykëndësh, nga ai personal, pra i mysafirit, dhe partnerit të tij/saj të jetës./Kosovapres/Telegrafi/

Exit mobile version