Site icon Telegrafi

Vesa Lumës po i mungon Big Basta, thotë se ka pesë muaj që s’e ka parë (Foto)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa numëron një numër mjaft të madh të ndjekësve në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Lexo po ashtu Vesa Luma kujton përvjetorin e martesës me një imazh të veçantë dhe fjalë emocionuese (Foto)

Së fundmi, Vesa ka treguar përmes disa imazheve se ka pasur disa probleme të vogla me gjurin, por në fotografinë e fundit tregon një tjetër fakt të rëndësishëm.

Ajo ka publikuar një fotografi të sajën me bashkëshortin, reperi Big Basta, për të cilin thotë se ka pesë muaj që nuk e ka parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Më mungon, pesë muaj pa të parë, mezi pres të të shoh”, ka shkruar Vesa në fotografi.

Ndërkohë Big Basta mesa duket është jashtë shtetit, ndërsa është shumë më pak aktiv në rrjetet sociale, duke mos treguar shumë për aktivitet që zhvillon për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version