Telegrafi

Vesa Luma vjen me poza atraktive në bikini: Mirësevjen 2021

Ajo gjatë këtij viti ka qenë më pasive në muzikë për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

Fjala është për artisten Vesa Luma, e cila u premtoi fansave rikthimin në 2021 me një sërë projektesh të reja.

Pavarësisht kësaj, biondja ka qenë mjaft aktive me postime në rrjete sociale fotografitë e së cilës komentohen tejet shumë.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

34 vjeçarja ka shijuar ditët e fundvitit në Zelandë të Re, ku edhe jeton e vepron prej vitesh.

Krijuesja e hitit “Jemi dhe S’jemi” mori vëmendje në pozat me bikini, që e shfaqin atë në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Si thoni me e prit Vitin e Ri pa taka. Mirësevjen 2021”, ka qenë mbishkrimi krahas fotografive.

E fundit këngë e lansuar nga Vesa mban titullin “S’paska qenë e shkrume”, të cilën e solli në 2019 në bashkëpunim me Denik Prizrenin. /Telegrafi/