Telegrafi

Vesa Luma vjen një fotografi atraktive nga xhakuzi, teksa shijon jetën e qetë në Zelandë

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, prej vitesh shijon një jetë të re në kontinentin e largët oqeanik.

Ajo jeton në Zelandën e Re me bashkëshortin dhe djalin e tyre, Lianin, teksa prej vitesh qëndron më e tërhequr nga muzika.

Vesa ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina ka publikuar një fotografi nga xhakuzi, duke treguar figurën e saj trupore.

Ajo duket mjaft atraktive dhe në top formë, ndërsa ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit për këtë fotografi.

“Jeta nuk vjen me udhëzime se si të jetojmë, por ajo vjen me pemë, perëndim diell, buzëqeshje dhe të qeshura, kështu që shijoni ditën tuaj…”, shkroi Vesa plot pozitivitet në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Jeta në një vend të qetë dhe paqësor duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e këngëtares dhe të bashkëshortit të saj. /Telegrafi/