Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë muajve të fundit.
Përveç projekteve muzikore në të cilat po punon, Vesa gjendet edhe çdo të shtunë pranë dëgjuesve në një nga emisionet e “Glam Radio”.
Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft aktive edhe në programet festive, tani për fundvit.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse, teksa ka pozuar pranë bredhit të vitit të ri.
Me flokët ngjyrë rozë dhe me fustan të zi, Vesa dukej mjaft atraktive ndërsa vinte në pah format trupore.
“Gati për Krishtlindje. Faleminderit shumë miku im Norik Uka për kapjen e këtyre momenteve”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, Vesa është e martuar prej katër vite e gjysmë me reperin Big Basta, dhe së bashku kanë një djalë, të quajtur Lian. /Telegrafi/