Site icon Telegrafi

Vesa Luma uron në mënyrë të veçantë ditëlindjen e Big Basta

Vesa Luma dhe Big Basta (Foto: Instagram/vesaluma)

Vesa Luma është një ndër artistet shqiptare që gjithmonë njofton për më të rejat nga jeta e saj.

Sikurse edhe shumica e yjeve, edhe këngëtarja shqiptare është aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet.

Dita e sotme (e mërkurë), duket se është mjaft e veçantë për të, pasi feston ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Big Basta.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vesa ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar ditën e veçantë të reperit.

“Në një ditë si kjo, lindi një djalë me yll në ballë, që u rrit me kënbë në tokë, por me mendje vizionare dhe i sigurt për të ardhëm e tij e të familjes së vogël, por me botë shumë të madhe që tashmë e kemi krijuar së bashku”.

Unë e Liani jemi shumë me fat që të kemi. Të duam shumë. Na u bëfsh 100, pak a shumë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Theksojmë se dyshja tashmë gëzojnë edhe një djalë, ku për momentin janë duke jetuar dhe vepruar së bashku në Zelandën e Re. /Telegrafi/

Exit mobile version