Telegrafi

Vesa Luma tregon sekretin si arriti t’i heq kilogramët e tepërt pas lindjes (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma vitin e kaluar është bërë nënë për here të par, duke sjell në jetë një djalë të cilin, ai dhe bashkëshorti i saj Big Basta e pagëzuan me emrin Liam.

Sigurisht që pas lindjes kilogramët e tepërt nuk mungojnë, dhe në fakt Vesa nuk ishte më e njëjta në peshën e saj.

Por me punën dhe përkushtimin e madh, ajo ka arritur që të “shkrijë” kilogramët e tepërt, duke u kthyer në peshën e saj normale.

Këtë gjë ajo e ka arritur falë seancave të rregullta tek nutricionistja, të cilën e ka falënderuar së fundmi përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar kështu edhe sekretin se si ajo u dobësua kaq shpejt.

“Nuk kam menduar ndonjëherë që për një kohë kaq të shkurtë do t’i afrohesha peshës sime para lindjes….”, shkruan ndër të tjerash Vesa në Instagram.

Përndryshe, ajo ka qenë herë pas here aktive në muzikë, vitin e kaluar ka publikuar dy projekte, një bashkëpunim me Big Bastën dhe Mr. Rez, si dhe një baladë kushtuar babait të saj të ndjerë.

Është bërë e ditur se së fundmi këngëtarja është duke realizuar edhe një projekt të ri, të cilin pret ta publikojë së shpejti edhe me videoklip. /Telegrafi/