Këngëtarja e njohur Vesa Luma, aktualisht është duke jetuar larg bashkëshortit të saj, reperit Big Basta.
Vesa është kthyer në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa Big Basta po vazhdon të punojë në Zelandën e Re, vend ky në të cilin çifti u shpërngulën vitin e kaluar.
Së fundmi, këngëtarja Luma ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku nuk ka hezituar që tu përgjigjet të gjitha pyetjeve të bëra nag fëmijët e emisionit.
E pyetur se pse aktualisht ndodhet larg burrit, Vesa tha se është vetëm çështje kohe, pasi shumë shpejt edhe Big Basta do të rikthehet në Shqipëri.
Arsyeja e kthimit të tyre në vendlindje janë përgatitja e disa projekteve muzikore, ndërsa pritet edhe organizimi i koncerteve recitale.
“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur. Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”, ka thënë ndër të tjerash Vesa Luma. /Telegrafi/