Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, ka tash e sa kohë që kanë nisur një jetë të re në Zelandën e Re.
Ani pse ndodhen atje, dyshja në fjalë nuk po qëndrojnë larg muzikës, pasi kanë premtuar se shumë shpejt do të sjellin projekte të reja.
Për herë të parë çifti u njoftuan në spektaklin “Dancing with the stars”, teksa dashurinë me martesë e kurorëzuan në vitin 2014.
Nga kjo martesë, erdhi në jetë djali i tyre i parë, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin Lian.
Liani tashmë po rritet, dhe dy prindërit e tij janë të përkushtuar në mësimin e leksioneve jetësore, por duket se teksa e bëjnë këtë po hasin probleme të dialekt, pasi njëri janë nga Kosova e tjetri nga Shqipëria.
Ka qenë vet Vesa, ajo e cila ka vendosur që të ndajë me fansat disa statuse në InstaStory, ku ka treguar për mënyrën se si ajo i thotë djalit për të marrë diçka, dhe mënyrën tjetër se si thotë Bigu.
“Babi: Lian, ik vishi tutat dhe atletet. Mami: Lian, a i veshe trenerkat dhe patikat”, është njëra ndër situatat e krijuara në shtëpinë e tyre.
Mes shumë ikonave qesharake, Vesa ka ndarë me fansat edhe disa statuse të tjera ku shkruan situatat komike me të cilat përballen anëtarët e kësaj familje gjatë komunikimit. /Telegrafi/