Këngëtarja e njohur Vesa Luma feston nesër (e premte) ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa të shtunën ajo ka vendosur të publikojë klipin e ri.
Kënga e saj e re titullohet “Ti zemra ime” dhe është punuar nga Ervin Gonxhi me të cilin vjen në bashkëpunim, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Big Basta, shkruan Telegrafi.
Videoklipi është realizuar në Kosovë, nga produksioni “Black Fish Entertainment”.
Siç mëson Telegrafi, “Ti zemra ime” vjen si një version i dytë i këngës hit të këngëtares “Jemi dhe s’jemi”.
E veçanta e “Jemi dhe s’jemi 2” është ripërpunimi i këngës me violinë, pasi Ervin Gonxhi ka realizuar këtë pjesë edhe atëherë kur kënga u publikuar për herë të parë në vitin 2007.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Vesa ka treguar që klipin e ri do ta sjellë të shtunën, si dhuratë për fansat, me rastin e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/