Telegrafi

Vesa Luma sjell pjesë të shkëputura nga ditari personal i shkruar gjatë vitit 1999

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka kujtuar një nga përjetimet më të rënda, atë të luftës në Kosovë.

Krijuesja e shumë hiteve ka sjellur një shkrim të shkëputur nga ditari i saj i viti 1999, në të cilën ka përshkuar situatën në të cilën ndodhej Kosova.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja nga Prishtina ndau përjetimet e saj që kishte ndjerë gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën po kalonte populli.

Foto: Vesa Luma/Instagram

“24 Mars ,e merkure,1999 (pjese nga ditari im). Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhyrë NATO. E tash na e kanë ndal rrymën”, kishte shkruar Vesa në ditarë atë kohë.

Ndërkohë, kujtojmë që prej vitesh këngëtarja është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj reperin Big Basta dhe djalin e tyre.

Lexo po ashtu Doli hapur në përkrahje të komunitetit LGBTQ+, Vesa i reagon sërish ndjekësve: Nëse jeni të lumtur me familjen tuaj, çfarë po ju pengon shtrati i tjetrit?

Në anën tjetër, Luma ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram