Telegrafi

Vesa Luma sjell fotografi atraktive nga shtrati

Vesa Luma (Foto: Fiton Gjonbalaj)

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Vesa Luma, këtë vit i është rikthyer muzikës me bashkëpunimin “S’paska qenë e shkrume”, me këngëtarin Denik Prizreni.

Kënga e zhanrit baladë u mirëprit nga fansat e saj, gjersa shumë shpejt Vesa ka paralajmëruar edhe ardhjen e një projekti të ri muzikor solo.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, Vesa ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi mjaft atraktive nga shtrati.

Ajo shfaqet duke pozuar me këmishë të bardhë dhe streçe të zeza, teksa buzëqesh para kamerës.

“Duke shijuar të fundit fotografi nga fotosesioni”, ka shkruar këngëtarja Luma përbri kësaj fotografia, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/