Dita e së mërkurës ka qenë më e veçantë për këngëtaren e njohur nga Prishtina, Vesa Luma.
Kjo pasi djali i saj, Liani, feston ditëlindjen e tretë, me ç’rast prindërit e tij i kanë përgatitur një festë të veçantë.
Vesa ka publikuar në rrjetin social një fotografi, ku shfaqet shumë lumtur në krahët e të voglit të saj.
Në mbishkrimin e saj, këngëtarja i ka dedikuar disa rreshta ndjenjës më të bukur – asaj të të qenit nënë.
“Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime! Faleminderit Zot për këtë mrekulli që më ke falë. Jam nëna më e lumtur në botë! Të kesh shëndet, fat e lumturinë e kësaj bote gjithmonë”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram.
E njëjta ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit për ditëlindjen e tretë të djalit të saj. /Telegrafi/