Site icon Telegrafi

Vesa Luma shkëlqen në veshje tradicionale shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, që një kohë është rikthyer në Kosovë.

Ajo po shijon një periudhë të mirë pranë familjes, shoqërisë e gjithashtu i është kthyer edhe disa aktiviteteve muzikore.

Biondja kësaj radhe ka marrë vëmendje me veshje tradicionale shqiptare, duke qenë se është një promovuese e madhe e kulturës e traditave të vendit.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, me veshje të cilat i ka ngërthyer me modernen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Krijuesja e hitit “Jemi dhe S’jemi” mori komplimente të shumta për ‘look’-un dhe dukjen e përzgjedhur.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

Vesa ndërkaq ka vite që i ka munguar skenës me projekte e bashkëpunime që duket të ketë bërë një pauzë për shkak të jetës private.

Sidoqoftë, po vazhdon të mbetet një prej yjeve të preferuar të audiencës shqiptare. /Telegrafi/

Vesa Luma (Foto: Instagram)
Exit mobile version